
<p>Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vjet burg Ermes Hoxhallin, 20-vjeçari i akuzuar për një skemë mashtrimi, përmes së cilës premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në USA.</p> <p>Hoxhalli u cilësua si truri i një projektit për të rinjtë, “Let’s talk together aboutUS’23 dhe 24”, përmes të cilit ai lëshoi edhe 19 çertifikata pjesëmarrjeje për nxënës dhe të paktën një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë me temë “Projekti Let’s talk together about US’23”.</p> <p>Dokumentat e falsifikuara si çertifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot iu gjetën në laptonin e tij dhe aparatët celularë.</p> <p>Hoxhalli prezantohej si Klea Rama, mbesa e kryeministrit. Nën këtë emër, ai ia doli të mashtronte mësues e nxënës duke u hequr si përfaqësues i ambasadës së SHBA.</p>



