Gara për drejtorin e ri të Policisë/ Pula: Formula e përzgjedhjes e njëjtë, emrat e përfolur Çela dhe Hita (VIDEO)

Gara për drejtorin e ri të Policisë/ Pula: Formula e përzgjedhjes e njëjtë, emrat e përfolur Çela dhe Hita (VIDEO)

Më 12 mars është publikuar lista përfundimtare e kandidaturave për drejtuesin e ri të policisë, ku figurojnë 16 aplikime, përfshirë dy gra. 

 

Sipas gazetarit Besmir Pula, në MCN Live lista përqendrohet kryesisht tek personat që kanë mbajtur poste drejtuese në pesë vitet e fundit, ndërsa emrat më të përfolur mbeten Elidon Çela dhe Skënder Hita.

 

Të gjithë kandidatët kanë një karrierë të gjatë në polici dhe kanë kryer detyra të deleguara në qytete të ndryshme. Emra të tjerë që bie në sy janë Pëllumb Seferi, Sajmir Boshnjaku, Gentjan Berberi dhe Lorenc Panganika, si dhe Aranit Arapi, Gentjan Shehaj, Neritan Nallbati i cili dorëzoi aplikimin në momentin e fundit. Në këtë fazë, lista përzgjedh kandidatët sipas kritereve ligjore për grada dhe poste drejtuese.

 

Gazetari shtoi se përzgjedhja përfundimtare do të bëhet pas skualifikimeve dhe prezantimit të platformave të kandidatëve, megjithëse, sipas tij, formula e përzgjedhjes e njëjtë, konkursi nuk duket i pavarur dhe preferenca e ministrit apo kryeministrit mund të ndikojë në zgjedhjen e drejtorit.

 

Pula komentoi dhe një tjetër zhvillim, siç janë operacionet e finalizuara për trafik armësh që duket se janë përqendruar këto kohë në zonën e Freskut. 

 

Së fundmi janë arrestuar një 38-vjeçar dhe një 34-vjeçar, të kapur në kufi me një armë zjarri dhe një automjet të vjedhur nga Gjermania. Këto raste vijnë pas disa operacioneve të kryera muajt e fundit, ku armët trafikohet nga Kosova dhe Mali i Zi drejt Shqipërisë. Zonë kyçe është Fresku, ku grupet kriminale kanë përqendruar aktivitetin e tyre, ndërsa çmimet e pistoletave fillojnë nga 1 mijë euro.

 

Ai shtoi se në muajt e fundit janë zhvilluar rreth shtatë operacione dhe arrestimet kanë treguar aktivitet të intensifikuar të grupeve kriminale në këtë zonë. 

 

Operacionet për trafik armësh tregojnë se armët janë përdorur për qëllime kriminale dhe se autoritetet vijojnë të monitorojnë aktivitetin e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy