
Ka ndëruar jetë papritur në moshën 49-vjeçare përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, Kujtim Shabani.
Mësohet se vdekja e tij ka ardhur për shkak të një ataku kardiak, tek ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Radhimë të Vlorës.
Sipas policisë, ai është gjetur pa shenja jete në shezlong. Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha, ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani.
Njoftimi i policisë Vlorë
Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



