Ndërron jetë i paraburgosuri në burgun e Peqinit

Ndërron jetë i paraburgosuri në burgun e Peqinit

Artur Gjoci, është i paraburgosuri i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme në burgun e Peqinit.

46-vjeçari mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin e burgut të Peqinit. Dyshohet se i dënuari mund të ketë pësuar arrest kardiak.

I dënuari ishte në burg për vjedhje. Raportohet se i dënuari mori fillimisht ndihmën e parë mjekësore në paraburgimin e burgut dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit.

Njoftimi i MD

Sot, rreth orës 9.30 minuta, në ambientet e paraburgimit tw IEVP Peqin, është gjetur nga ndihmësmjeku që shpërndan terapitë, i paraburgosuri Artur Gjoci, 46 vjeç, i shtrirë në gjendje agonie, me puls të dobët.

Menjëherë i është dhënë e shpejtë nga ndihmësmjeku duke i aplikuar Predizelon dhe Adrenalinë, e më pas është nisur urgjent drejt spitalit të Peqinit duke e shoqëruar përgjatë gjithë kohës me masazh kardiak.

Duke parë gjendjen e rënduar, i është injektuar sërish një ampulë Adrenalinë nga mjekët e spitalit, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen. Dyshimet e para janë për një arrest kardiak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy