
Dy shtetas, S. B., 31 vjeç dhe E. Z. (D), 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, përfunduan në prangat e Policisë së Elbasanit gjatë ditës së sotme.
Efektivët ushtruan një kontroll fizik ndaj tyre dhe më pas edhe në banesën e tyre, ku iu gjetën disa doza kokainë, një sasi parash e dyshuar si e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe dy celularë.
Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



