Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë/ Nderime te Memoriali “Heroinat”

Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë/ Nderime te Memoriali “Heroinat”

14 prilli është konsideruar si ditë që mbetet në historinë e Kosovës, në Ditën memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

Kryeministri Albin Kurti ka bërë nderime te memoriali “Heroinat” në këtë ditë të shënuar.

Kurti ka thënë se rreth 20 mijë gra e burra kanë paguar çmim të lartë fizik, psikik e emocional për lirinë e vendit.

Sipas tij, institucionet dhe qytetarët duhet të punojnë kundër stigmatizimit të kësaj kategorie, pasi u mjafton ajo me çka janë përballur gjatë luftës.

Ministria e Drejtësisë, Qeveria jon ë, unë si kryeministër, Kuvendi, Presidentja, mekanizmat dhe institucionet e shtetit janë në krye të detyrës në mënyrë që kësaj kategorie t’i ndihmojmë dhe ta mbështesim me krejt çka mundemi.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë kundër stigmatizimit. Kjo kategori ka kripë në plagë që i bën plagët e luftës të djegin edhe më shumë.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se kërkohet drejtësi, rehabilitim dhe shërim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Është pikërisht kjo ditë kur në vitin 2019 kur Vasfije Krasniqi shkoi në vendin e krimit.

Pa dyshim që është shumë e rëndësishme është që kjo ditë të mbetet ditë në historinë e Kosovës që historia të shkruhet me plagët e luftës. Kërkojnë drejtësi, rehabilitim dhe shërim.

Ndërsa Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës ka thënë se 14 prilli për të quhet dita e forcës.

Është ditë shumë e trishtueshme për mua. Duhet të quhet si dita e forcës.

Dëshiroj që të na përkrahni edhe 14 prill po edhe në ditët tjera, viktimat janë edhe në familjet tuaja, pavarësisht që ju nuk e dini.

Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, sonte në 19:30, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të ndriçohet me lulen anemonë.

Lule anemonë, simbol ky që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy