
Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Rriban, në bashkinë Mallakastër.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve hyrëse.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së tyre në zona të tjera.



