Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Novoselë, teksa ishte në lëvizje. Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi në autostradën Fier-Vlorë.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D., nuk ka pësuar asnjë lëndim. Në mjet mësohet se ndodhej edhe një fëmijë i mitur, i cili gjithashtu shpëtoi pa asnjë lëndim.
Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të jetë një defekt teknik. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



