
Zjarri me përmasa të mëdha i një dite më parë në një pallat në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet, dogji zyrat e një banke, të një subjekti privat dhe një restorant.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për rënien e zjarrit në katin e 4-t të një ndërtese, në rrugën “Tish Daija”, policia bën me dije se paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Nga përhapja e flakëve u dogjën zyrat e një subjekti privat në katin e katërt, zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e pestë, dhe një restorant në katin e 6-të.
Aktualisht vijojnë hetimet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.



