Vrasja në Vlorë, Zhabina: Autorët nuk kanë treguar frikë, ka qenë e mirëorganizuar

Vrasja në Vlorë, Zhabina: Autorët nuk kanë treguar frikë, ka qenë e mirëorganizuar

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live se vrasja e 41-vjeçarit Leartiad Keka të shtunën mbrëma në Vlorë ishte një vrasje e mirëorganizuar dhe këtë e tregon dinamika e ngjarjes. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Zhabina theksoi se është e frikshme mënyra si ka ndodhur kjo vrasje dhe se mbetet shqetësuese kontrolli i territorit nga policia.

Janë vrasës me pagesë. Viktima Leartiad Keka pavarësisht se ka qenë i përfshirë në ngjarje të vjetra kriminale, në fillim të viteve 2000 ka marrë pjesë në  pengmarrjen e një kambisti në qytetin e Vlorës që ka përfunduar me vdekjen e tij në 2002, dyshohet se ka qenë i përshirë dhe në një vjedhje tjetër në qytetin e Vlorës.

Nuk më duket nga ato emra që është përfaqësues i grupeve kriminale në Vlorë. Është vrasje e mirëorganizuar, e tregon fakti që është qëlluar fillimisht nga makina dhe më pas vrasësi  është kthyer sërish për të përfunduar punën.

Më shumë sesa personazhi më duket më e frikshme mënyra si ka ndodhur kjo vrasje. Autorët janë të pashqetësuar, nuk kanë asnjë frikë qëllojnë në mes të qytetit të Vlorës, kthehen sërish, e vrasin objektivin. Qëllojnë një herë, kthehen. Shqetësuese është kontrolli i territorit nga policia. Më shumë shqetësuese është mënyra si kanë ndodhur ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy