Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e së shtunës. Një furgon me nxënës është përplasur me një tjetër makinë në fshatin Bulgarec të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se me furgonin po udhëtonin nxënës nga një ekskursion, ndërsa fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendin e aksidentit për zbardhjen e rrethanave.
Ku është aksidenti i katërt që raportohet mbrëmjen e së shtunës.



