E ktheu lokalin në vend për organizimin e lojërave të fatit, në pranga 41-vjeçari

E ktheu lokalin në vend për organizimin e lojërave të fatit, në pranga 41-vjeçari

Një 41-vjeçar me inicialet A.C., ra në prangat e policisë së Durrësit, pasi e kishte kthyer lokalin në vend për organizimin e lojërave të fatit.

Shtetasi u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

NJOFTIMI

Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kap në flagrancë, në lokalin që kishte në pronësi, duke vënë baste sportive, me celular, vihet në pranga 41-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestua shtetasi:

-A. C., 41 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin e në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy