U kap me armë pa leje, në pranga 56-vjeçari

U kap me armë pa leje, në pranga 56-vjeçari

Një 56-vjeçar me inicialet B.Q., ka përfunduar në prangat e Policisë së Belshit pasi u kap me armë pa leje. 

Në njoftim thuhet:

Belsh/Finalizohet operacioni policor i koduar "Lokaliteti", kundër armëmbajtjes pa leje. Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme në këtë fushë, është rezultat i ndjekjes me metoda proaktive të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
Mbante armë zjarri pa leje, vihet në pranga 56-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë. Në vijim të punës së pandërprerë të Policisë, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ato të Stacionit të Policisë Belsh kanë siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri”.

Ky informacion është ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale dhe të koordinuar me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, është finalizuar operacioni “Lokaliteti”. Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Lokalitet, në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi B. Q., 56 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy