Çapja akuzon një “politikan me emrin Taulant” që ka dalë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.
Lidhur me këtë, Eugen Beci në MCN Live u shpreh se deklarata e personin të arrestuar nuk është e veçuar dhe se sipas informacioneve të dala edhe në media, Çapja nuk ka luajtur aspak me blofin.
Ai tha se lapsusi duhet të ishte sqaruar nga gjykata, ndërsa theksoi se tashmë nuk ka më prova dhe se i kanë fshirë në të gjitha serverat.
Duket se deklarata e personit të arrestuar nuk është e vetme dhe veçuar. informacionet që nxori media në lidhje me aktivitetin duket se Çapja nuk ka luajtur me bllofin sa i përket deklaratave të tij sepse ka pasur një bazë që sot u konkludua me një vendim gjykate dhe një kthim pas të prokurorisë për ndërprerjen e përgjimit. Rruga procedurale është e vetmja që mund të ndodhë sa i përket mënyrës se si është bërë përgjimi i një informacioni. Duhet thelluar në një përgjigje shteruese, sa politikan me emrin Taulant ka në Shqipëri, sa ka që bashkëpunojnë dhe jetojnë ën Elbasan, duhet të ishte sqaruar lapsusi nga gjykata. Këto janë arsye dhe mënyra që hetimi duhet ti shteronte që sot të mos kemi të bëjmë me abuzim, ose ta thellojmë hetimin. Prokuroria Elbasanit ka kryer punën, ka realizuar saktësisht atë që duhet, nuk ka më prova, i kanë fshirë në të gjitha serverat.
I pyequr nëse mund të kemi një zbërthim të vetë Çapjas, Beci tha se fillimisht ai duhet të marrë ofertën për të qenë i penduar dhe se varet se si ai bashkëpunon me drejtësinë.
Që Çapja të zbërthehet duhet të marrë si fillim ofertën për të qenë i penduar apo ajo. Varet nga mënyra se si ai bashkëpunon me drejtësinë. Nuk duhet të ngecemi në faktin e një përgjimi, sepse ai përgjim duhet të sqarojë vetëm faktin se kush është lapsusi që ka pasur si arsye për të ndërprerë hetimin nga prokuroria dhe gjykata. Atëherë sa i përket opinionit publik është e saktë të përcaktohet nga pikëpamja procedurale që ky është lapsusi sa i përket metodës së hetimit ka forma dhe mënyra të tjera.



