Gjirokastër/ 72- vjeçarja bie nga tarraca e ‘Shtëpisë së të Moshuarve’, jashtë rrezikut për jetënsh

Gjirokastër/ 72- vjeçarja bie nga tarraca e ‘Shtëpisë së të Moshuarve’, jashtë rrezikut për jetënsh

Një e moshuar ka rënë aksidentalisht nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve në qytetin e Gjirokastër.

 

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, kur 72-vjeçarja Sheqere Zeko, banore e këtij institucioni, dyshohet se është penguar teksa po shëtiste në tarracën e godinës, duke rënë nga një lartësi rreth 7 metra.

 

Menjëherë pas incidentit, ajo është transportuar me autoambulancë drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. 

 

Sipas burimeve paraprake, gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy