Akuzohen për mashtrim dhe dhunë ndaj bashkëshorteve, 4 persona në prangat e policisë

Akuzohen për mashtrim dhe dhunë ndaj bashkëshorteve, 4 persona në prangat e policisë

Policia ka arrestuar 4 persona në Fier, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Një 35-vjeçar me inicialet N.K., u prangos pasi ndaj tij ishte vendosur masa “arrest me burg për mashtrim”.

Dy të tjerë u arrestuan për dhunë ndaj bashkëshorteve, ndërsa një tjetër për drejtim të parregullt të automjetit.

 

NJOFTIMI

Vihen në prangat e Policisë, 4 shtetas, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. K., 35 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 11.12.2021 ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Mashtrimi".

Po nga këto struktura u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. K., 52 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

V. Z., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. B., 42 vjeç, banues në Patos, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy