Shtetasi Bledar Pula është gjallë. Ai u aksidentua të shtunën në mbrëmje në Delvinë, por Policia e shpalli atë të vdekur.
Përmes një tjetër deklarate këtë të dielë policia sqaron se 27-vjeçari është gjallë edhe pse në gjëndje të rëndë shëndetësore. Autoritetet i kane kërkuar ndjesë familjarëve për këtë lapsus që sipas tyre ka ardhur si pasojë e komunikimit të parë në momentin e aksidentit.



