
Një aksident ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e “21 dhjetorit”, në Tiranë.
Një automjet është përplasur me autobusin e linjës së Vaqarrit dhe më pas me trafikndarëse.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura tre vajza, të cilat janë dërguar për mjekim në spital.



