Trevisa Tufa, vajza që mbeti pa ndjenja dje në stadiumin “Elbasan Arena”, ka sqaruar përmes një statusi atë që ndodhi pasditen e djeshme. Tifozja thotë se ajo që i ndodhi asaj, mund t’I ndodhë kujtdo dhe nuk ka lidhje me dëshirën për famë.
“Lexoj pafund komente të tipit "bëri kot" , "e bëri për famë" apo "çfarë doje aty ti se nuk jeni për futboll ju femrat". Futbolli është për këdo, femër ,mashkull, fëmijë etj. Nuk e kuptoj pse një incident i tillë duhet trajtohet në këtë mënyrë. Është diçka që mund t’u ndodhë të gjithëve, por fatkeqësisht dje më ndodhi mua. Futbolli është pasion, kulturë, argëtim dhe jo dhunë. Pavarësisht kësaj që ndodhi, unë prap do jem aty për Partizonin duke e mbështetur deri në fund. Uroj që incidente të tilla të mos përsëriten”, shkruan ajo.
Në një status pak kohë pas ngjarjes, ajo është shprehur se nuk heq dorë nga ndjekja e Partizanit në çdo fushë.
“Do jemi aty për LEGJENDËN në çdo moment”, shkroi ajo.



