Vjedh para dhe celular në një dhomë pacientësh në spitalin e Dibrës, vihet në pranga

Vjedh para dhe celular në një dhomë pacientësh në spitalin e Dibrës, vihet në pranga

Një person i cili vodhi një shumë parash dhe dy celularë, në një dhomë pacientësh në spitalin rajonal të Dibrës, është vënë në prangat e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, dy pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe dy celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Dibër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy