
Forcat braziliane të sigurisë kanë qëlluar për vdekje një njeri, i cili rrëmbeu një autobus në një urë përtej gjirit të Guanabara në Rio-de-Zhaneiro dhe mori peng gati 40 vetë.
Rrëmbimi filloi rreth orës 5 të mëngjesit të martën kur një njeri i maskuar komandonte një autobus dhe mori 37 vetë në autobusin peng para se të lironte gjashtë prej tyre, thanë zyrtarët.
Rreth katër orë më vonë, burri doli jashtë autobusit, duke hedhur një çantë shpine drejt policisë dhe më pas u pa duke rënë në tokë, teksa u përpoq të rihynte në autobus siç treguan dhe imazhet e TV. Zyrtarët e policisë thanë se ai u qëllua nga një snajper policie. Ata nuk dhanë asnjë informacion tjetër për të. Të gjitha pengjet dolën nga autobusi të padëmtuar.
Edhe pse numri i vrasjeve në Rio ka rënë ndjeshëm muajt e fundit, policia e qytetit ka vrarë 15% më shumë njerëz deri më tani këtë vit në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2018. Një total 881 njerëz, ose gati pesë në ditë, kanë vdekur në duart e policisë midis janarit dhe qershorit.
Mediat lokale raportuan se rrëmbyesi i paidentifikuar ishte i armatosur me një armë plastike por nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar. Hans Moreno, një pasagjer në autobus, i tha “GloboNews” se burri kishte një pistoletë dhe një thikë dhe nuk ua shpjegoi kurrë udhëtarëve arsyet e veprimeve të tij. /The Guardian/



