
20 raste me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nuk ka pasur asnjë të vdekur, raporton Ministria e Shëndetësisë.
Përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1870 teste ndërkaq bëhet e ditur se janë shëruar 12 qytetarë duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.983.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 322.



