
Një 27-vjeçar me inicialet E.N. banues në Durrës u arrestua në flagrancë nga policia, ndërsa u procedua në gjendje të lirë Xh. H., 25 vjeçe, pasi dje në mbrëmje këta të fundit u shfaqën në një emision investigativ duke biseduar me një shtetas tjetër për të shitur foshnjën që mbante në bark bashkëshortja shtatzënë. Shtetasja XH.H. ishte e gatshme ta shiste foshnjën kundrejt shumës 5000 euro.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i të miturve”, mbetur në tentativë, dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.



