Trafik droge e grup kriminal/ 40-vjeçari nga Tirana, pritet të ekstradohet drejt Italisë

Trafik droge e grup kriminal/ 40-vjeçari nga Tirana, pritet të ekstradohet drejt Italisë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40 vjeçar të shpallur në kërkim në Itali për trafik narkotikësh dhe organizatë kriminale.

Shtetasi Armant Beqiri u arrestua me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj ku është dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg.

Tiranë

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar "Torino".

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Torino”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy