Një konflikt mes dy personave në Durrës, një gruaje dhe një burri ka gjeneruar deri në nxjerrjen e armëve të zjarrit.
Policia e Durrësit thotë se ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të pasojave të rënda si rezultat i një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.
Më të marrë njoftim uniformat blu shkuan në vendngjarje, duke arrestuar autorin e dyshuar Fation Bregu 32 vjeç, banues në Durrës.
Bregu dyshohet se në lagjen Nr. 17/1, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri pistoletë 49 vjeçaren Sh.Ll., banuese në Durrës.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale: arma e zjarrit pistoletë, e modifikuar, kalibër 6.35 mm dhe një automjet tip Ford Foxus.



