Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës. Shpërthimi me dinamit në një lokal ka shkaktuar jo pak panik dhe frikë, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme material.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi”, në katin e parë të një pallati ku ndodhej lokali në pronësi të 56-vjecarit me iniciale R.M.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit”, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.



