Agjencitë e birësimit pa licencë/ Duraj: Shkelje e ligjit, institucionet të hetojnë (VIDEO)

Agjencitë e birësimit pa licencë/ Duraj: Shkelje e ligjit, institucionet të hetojnë (VIDEO)

Avokati Alban Duraj për raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ku rezulton se Komiteti Shqiptar i Birësimeve ka shkelur ligjin duke detyruar emigrantët shqiptarë që të kontraktojnë agjenci për të birësuar fëmijë dhe se këto agjenci kanë ushtruar aktivitet pa licencë, e sheh si shkelje të hapur të ligjit.

Në një intervistë për emisionin “FactCheck” në MCN TV ai deklaroi se në rastin e ushtrimit të aktivitetit nga këto agjenci pa licencë duhet hetuar.

Sipas tij, praktika parashikon se Komiteti Shqiptar i Birësimit paraqitet bashkë me dokumentacionin përkatës dhe nëse agjencia nuk e ka licencën, bëhet anulimi i kërkesës për birësim nga gjykata.

Duraj shprehet se në këtë rast është shkelur ligji për birësimin dhe se institucionet duhet të hetojnë më gjerë.

Nga viti 1992 dhe më vonë ne kemi ligjin për birësimin e fëmijëve për shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky ligj ka pësuar ndryshime pothuajse çdo 2-3 vjet, deri sa kemi ligjin e ri të vitit 2018.

Legjislacioni gjithmonë ka nevojë për ndryshim. Detyra e institucioneve është që të ndjekin politikën ligjore që të përshtatet me ndryshimet e kohës dhe realitetit.

Lidhur me agjencitë e pa lincesuara për birësim, është e frikshme nëse ka ndodhu për faj të këtij institucioni që Komiteti Shqiptar i Birësimit i ka kontrolluar, sepse është kusht thelbësor që këto agjenci të jenë të licencuara.

Së pari duhet të jenë të licencuara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, duhet të jetë i licencuar nga institucioni përgjegjës që ka të bëjë me kapacitetet e burimeve njerëzore të këtij institucioni, personelit, sigurisë dhe ajo që është më e rëndësishme është nëse kjo agjenci është serioze.

Në momentin që ka përfunduar licencimi ky është një element thelbësor që Komiteti Shqiptar i Birësimit nuk duhet të kishte vazhduar procedurën e birësimit.

Nëse jemi para këtij fakti KLSH duhet të hetonte nëse është paraqitur dokumentacioni.

Është detyra e institucionit dhe Komitetit Shqiptar të Birësimit që të hetojë për çdo agjenci që i vjen në zyrën e vetë.

Praktika parashikon që Komiteti Shqiptar i Birësimit shkon bashkë me dokumentacionin përkatës dhe nëse agjencia nuk e ka licencën, bëhet anulimi i kërkesës për birësim nga gjykata.

Nëse gjykata ka shkelur syrin dhe nuk e ka hetuar këtë fakt, këtu kemi edhe një shpërdorim detyre dhe një gabim shumë të madh nga ana e gjykatës.

Është shkelur ligji për birësimin dhe institucionet duhet të hetojnë më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy