Digjen 4 betonierë në Vlorë/ Hasanaj: Shkak dyshohet konflikti dhe konkurrenca e pronarit Blerti Mëhillaj (VIDEO)

Digjen 4 betonierë në Vlorë/ Hasanaj: Shkak dyshohet konflikti dhe konkurrenca e pronarit Blerti Mëhillaj (VIDEO)

Në fshatin Dukat të Vlorës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë përfshirë nga flakët katër automjete betoniere që ndodheshin të parkuara brenda një kantieri ndërtimi në pronësi të shtetasit Blerti Mëhillaj.

 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka hyrë në ambientet e kantierit, ka spërkatur mjetet me një lëndë të dyshuar djegëse (benzinë) dhe më pas u ka vënë flakën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë të katër mjetet.

 

Ngjarja ka ngritur dyshime për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa në sfond përmenden edhe konflikte të mundshme të pronarit ose konkurrencë në aktivitetin e kantierit ku prodhohet dhe përpunohet betoni.

 

Një zjarrvënie e dyshuar ka ndodhur në fshatin Dukat në mëngjesin e sotëm, ku katër betoniere janë përfshirë nga flakët brenda kantierit të punës së pronarit Blerti Mëhillaj. Mjetet kanë qenë të parkuara kur dyshohet se një person ka hyrë në brendësi të kantierit dhe i ka spërkatur me lëndë të dyshuar benzinë dhe duke i vënë flakën, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe ngjarja ka ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Forcat e policisë dhe zjarrfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

 

Janë sekuestruar gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorit apo autorëve të dyshuar. Deri më tani nuk raportohet për persona të shoqëruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy