Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë dosjen për vrasjen e Gazmend Çollakut. Nën akuzë për vrasjen e Çollakut janë shtetasit Denis Shtraza dhe ish-oficeri policor Ervin Dalipaj.
Sipas organit të akuzës kanë qenë këta dy persona që kanë rrëmbyer Gazmend Çollakun, e kanë torturuar dhe më pas e kanë vrarë atë. Prokuroria saktëson se Gazmend Çollaku është rrëmbyer nga persona me uniformë.
Po sipas organit të akuzës, mbi Denis Shtrazën dhe Ervin Dalipajn rëndojnë akuzat e “mbajtjes pa të drejtë të uniformës” dhe ajo e “armëmbajtjes pa leje”. Pikërisht Gazmend Çollaku ishte rrëmbyer më 6 janar, në mes të Durrësit dhe më pas është gjetur i vrarë në mes të rrugës në FushëKrujë e se kishte edhe duart e lidhura.
Prokuroria ka kërkuar edhe 2 muaj kohë për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të mbledhur prova për këtë rast. Denis Shtraza është një person i njohur për botën e krimit. Në vitin 2009, Shtraza u ekstradua nga Gjermania drejt vendit tonë, pasi akuzohej për dy plagosje në qytetin e Durrësit.
Në shkurt 2013 ai u plagos rëndë në qendër të Durrësit, ndërsa në prill të vitit 2014 u vu në pranga, pasi kishte shkatërruar një lokal nën efektin e alkoolit. Shtraza njihej edhe si person me lidhje të forta me persona të tjerë të inkriminuar të tillë si Emiliano Shullazi. Njëkohësisht, ai është edhe mik i Shullazit.



