
Lëkundjet e forta të tërmetit që janë ndjerë mbrëmë në disa qytete në vend, nuk kanë shkaktuar dëme të forta materiale.
Njëra ndër zonat ku lëkundjet janë ndjerë më shumë, është Korça, për të cilën perfekti Dhori Spirollari, tha për emisionin e sotëm në “MCN live”, se përpos dëmtimit të suvasë në dy shtëpi në zonën e Devollit, nuk janë identifikuar dëmtime të tjera në këtë qark.
“Lëkundjet kanë qenë të forta, porse fatmirësisht nuk raportohen për dëme të mëdha materiale, informacionet po i marrim në terren. Janë vetëm dy banesa që kanë rënie suvaje në bashkinë e Devollit, dhe specialistët po punojnë për verifikimin e dëmeve. Deri tani, pra kemi pasur vetëm dy banorë të cilët kanë telefonuar në bashkinë Devoll, dhe grupet e punën në bashki po punojnë për të bërë verifikimin e rasteve.



