Nënstacioni në Gjirokastër shpërthen në flakë, një pjesë e qytetit pa drita

Nënstacioni në Gjirokastër shpërthen në flakë, një pjesë e qytetit pa drita

Një nënstacion i vjetër në Gjirokastër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Një vatër zjarri në nënstacionin e vjetër, linja 35 volt, ka lënë pa energji dy lagje në Gjirokastër. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë plasja e një prej çelësave në këtë nënstacion.

Mësohet gjithashtu se zjarri është vënë në kontroll, ndërkohë që shkak i tij ka qenë marrja flake e një prej çelësave në këtë nënstacion.

Si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike dy lagje në Gjirokastër si dhe njësitë administrative Lunxhëri, Antigone, Dropull.

Në terren ndodhen punonjësit për të rregulluar dëmet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy