
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Rrugën e Elbasanit. Sipas të dhënave nga policia, kanë qenë kalimtarët ata që kanë kostatuar trupin e pajetë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.



