
Katër çanta me 140 kg kanabis janë sekuestruar mbrëmë në Sarandë. Lënda narkotike e futur në 86 pako dhe e mbështjellë me natriban është gjetur dhe sekuestruar një natë më parë në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të një përroi, në vendin e quajtur “Koçekët” të fshatit Sopik të bashkisë Finiq.
Efektivët në terren kanë pikasur çantat me drogë, reth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol. Ende nuk dihet personi apo personat që i kanë ‘braktisur’ këto çanta me drogë, dhe arsyeja.
Aktualisht, po hetohen lëvizjet në atë zonë, duke sekuestruar kamera sigurie të çdo biznesi apo shtëpie rrotull asaj zone.



