
Një 55-vjeçar ka rënë nga kantieri i ndërtimit, teksa ishte duke punuar në fshatin Marikaj të Vorës. Sipas policisë, shtetasi me inicialet D. Q., është dërguar në spital ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55 të pasdites së kësaj të mërkure. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.



