Prej gjashtë ditësh nën flakë, vijon lufta me zjarrin në zonën pyjore të Dardhës në Librazhd

Prej gjashtë ditësh nën flakë, vijon lufta me zjarrin në zonën pyjore të Dardhës në Librazhd

Vatra e zjarrit në zonën pyjore të fshatit Dardhë, në Bashkinë e Librazhdit, vijon të mbetet aktive prej gjashtë ditësh, ndërsa forcat e emergjencës po punojnë pa ndërprerje për vënien e saj nën kontroll.

 

Dhjetëra efektivë të shërbimit zjarrfikës të Librazhdit, të mbështetur nga strukturat e Emergjencave Civile, janë angazhuar në terren për izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

 

Përpjekjet e tyre janë vështirësuar nga kushtet atmosferike, të cilat kanë favorizuar përhapjen e zjarrit në një sipërfaqe të gjerë me bimësi të thatë dhe pyje.

 

 Gjithashtu, terreni i thyer malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen në disa zona me mjete zjarrfikëse, duke detyruar ekipet të punojnë në këmbë për të frenuar avancimin e flakëve.

 

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas autoriteteve, vatra e zjarrit ndodhet larg zonave të banuara dhe, për momentin, nuk ka rrezik për banesat.

 

 Ndërkohë, strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës dhe operacionin për shuarjen e plotë të zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy