Pasi kanë kaluar 7 ditë nga super grabitja e rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit, Prokuroria e Krujës ia kalon dosjen e ngjarjes për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Organi i akuzës në Krujë ka shpallur mos kompetencën për hetimin e çështjes pasi dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.



