
Një automjet tip “Mazda”, totalisht i shkrumbuar është gjetur gjatë orëve të natës në zonën e Darëzezës në Fier. Dyshohet se makina është përdorur për atentantin e ndodhur në Vlorë dy ditë më parë ndaj Indrit Sadedinit.
Targat e mjetit rezultojnë të vjedhura në Lushnjë ndërsa në brendësi të saj nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Veprimet janë duke u kryer nga policia e Fierit dhe ajo e Vlorës në bashkëpunim me njëra-tjetrën. Atentati me tritol ndaj të riut Sadedinit ka ndodhur mesditën e së dielës në zonën e Lungomares në Vlorë, ku si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë 33-vjeçari.
Shpërthim i fortë ndodhi në lagjen "10 korriku", duke alarmuar banorët e një zone mjaft të populluar.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 19.12.2021, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja "Pavarësia", ku mbeti i dëmtuar nga shpërthimi i një lënde eksplozive, shtetasi E. S., ju bëjmë me dije se: Nga shërbimet policore, në bypassin e qytetit të Fierit, pranë mbikalimit të “Parkut të Apollonisë” është gjetur i djegur një automjet i markës "Mazda", i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.



