“Fundjava” e Përmetit kap 88 kg hashash (VIDEO)

“Fundjava” e Përmetit kap 88 kg hashash (VIDEO)

Policia e Përmetit organizoi një operacion antidrogë këtë fundjave, pas zbulimit të një tuneli me hashash para pak ditësh. Në operacionin që u kodua “Fundjava” u sekuestruan 88 kg drogë dhe u arrestuan 4 persona.

Në një tjetër operacion antidrogë, policia e Përmetit sekuestroi 88 kg hashash. Para pak ditësh në Piskovë të Përmetit ishte zbuluar një tunel me disa kuintalë kanabis. Ndërkaq, mësohet se u realizua operacioni i koduar “Fundjava”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në rrugën nacionale Këlcyrë – Përmet.

Në vendin e quajtur "Kthesa e Frashërit", në automjetin me drejtues 27-vjeçarin Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë. Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër, në të cilin ndodheshin 23-vjeçari Jurgen Bezati, Malit Bezati, 24 vjeç dhe Rei Çibuku, 22 vjeç, të gjitha nga Piskova. Ata u arrestuan, ndërsa lënda narkotike dhe dy automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy