Tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili ka tentuar të vriste me thikë kunatin e tij.

Në njoftimin për media, thuhet se konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka degraduar deri në plagosje e shtetasit A. B., por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet e ditur se mbi shtetasin R.R., i cili është arrestuar pas disa orësh ndjekje nga policia rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy personave.

Vihet në pranga 45-vjeçari që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Emin Duraku” kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte goditur me thikë shtetasin tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy