Jashtë dritares në makinën gjatë lëvizjes/ Gjobitet me 6 mijë lekë shoferi në Elbasan

Jashtë dritares në makinën gjatë lëvizjes/ Gjobitet me 6 mijë lekë shoferi në Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka njoftuar sot se lidhur me një video të postuar në rrjete sociale teksa shfaqet një pasagjere që kishte dalë jashtë dritares së automjetit gjatë kohës që automjeti ishte në lëvizje, janë marrë masat për evidentimin e makinës.

Sipas policisë, pronari i automjetit është gjobitur me masën administrative 6000 lekë të rinj.

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar pronarin e tij, me masën administrative 6000 lekë të rinj, bazuar në nenin 167, pika 9, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy