Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për test PCR për tu futur në kufi

Qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për test PCR për tu futur në kufi

Qytetarët e Kosovës të cilët vizitojnë Shqipërinë, nuk do të kenë nevojë të paraqesin test PCR për të hyrë në territorin e Shqipërisë.

E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët nga Shqipëria të cilët vijnë në Kosovë, ka konfirmuar për mediat kosovare, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Në bazë të reciprocitetit, lëvizja e qytetarëve do të jetë siç ka qenë edhe më parë. Pra qytetarët si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë nuk do të kenë nevojë të paraqesin test PCR për të hyrë në të dyja këto shtete”, ka thënë Minxhozi.

Qeveria e Kosovës të hënën mori masa të reja kundër përhapjes së COVID-19. Prej sot do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Masat e reja për t’u mbrojtur nga COVID-19 do të zgjasin deri më 18 prill.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy