Balla: Policia duhet të forcojë goditjen e grupeve kriminale dhe kontrollet kundër armëmbajtjes pa leje

Balla: Policia duhet të forcojë goditjen e grupeve kriminale dhe kontrollet kundër armëmbajtjes pa leje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte për një vizitë në Drejtorinë e Policisë Vlorë, për tu shprehur nga afër vlerësimet për aksionin e fundit, ku u gjet një arsenal armësh.

Balla gjithashtu kërkoi të intensifikohet puna parandaluese.

Skuadra e Drejtorisë Vendore qoftë me Forcën Operacionale, qoftë me Sektorin e Krimeve, qoftë me “Shqiponjën” dhe mbi të gjitha pastaj dhe me RENEA-n.

Jeni bërë një ekip dhe duhet të vazhdojmë të intensifikojmë gjithë forcën tonë parandaluese këtu në Vlorë, e cila është përgjegjësia juaj dhe këtë gjë e them kudo në Shqipëri për të mos lejuar që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë dhe padyshim që t’i dalin përpara çdo lloj forme të krimit dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është një prej objektivave tona të rëndësishme.

Mos harroni asnjëherë që armëmbajtja pa leje është arsyeja e plotë e ngjarjeve të tjera kriminale.

Goditja e djeshme është një fitore e rëndësishme, po të kemi parasysh që janë arritur të gjenden jo vetëm një arsenal i vërtetë armësh, por do ta quaj dhe një thesar pune hetimore qoftë për të identifikuar ngjarje të vjetra, por edhe për të parandaluar ngjarje të reja.

Kështu që dua t’ju them shumë faleminderit nga zemra por dhe t’ju nxisë që të kemi rezultate si këto, të tjera sa më shpesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy