
Zjarri në Gran Canaria lidhet me llojin e ri të zjarreve që shkaktohen prej ndryshimit të klimës dhe kushteve të skajshme të motit: valë nxehtësie, lagështi e ulët nën normalen dhe erë e fortë, tha zëdhënësi i organizatës mjedisore "Wild World Fund" (Fondi Botëror i Jetës së Egër) dhe eksperti i zjarrit, Lourdes Hernández.
Formacioni gjeografik i ishullit po bën që flakët të përhapet shumë shpejt, aq shpejt sa të njëjtët ekspertë kanë paralajmëruar se shuarja e zjarrit nuk është e mundur dhe mënyra e vetme për të vepruar është të presësh që "kushtet e motit të ndryshojnë ose që zjarri të arrijë në një zonë ku nuk digjet kaq lehtë”.
Hernandez thotë se ky lloj zjarri që shkaktohet prej ndryshimeve klimatike botërore nisi me atë që ra në vitin 2017 midis Portugalisë dhe Spanjës.



