
Policia e Tiranës ka zhvilluar ditën e sotme një operacion anti-drogë ne zonën e Liqenit të Thatë, ndërsa janë shoqëruar disa persona.
Sipas informacioneve të policisë, të shoqëruarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Ndërkohë, policia po vijon me kontrollet në zonë, por ende nuk dihet nëse është gjetur lëndë narkotike apo jo.



