Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 33-vjeçari në Kukës

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 33-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit njofton se ka arrestuar një 33-vjeçar në Kukës pasi i njëjti u konstatua duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në pranga rënë Gentian Laçi, banues në Dibër.

Mësohet se 33-vjeçari po i transportonte dy emigrantët drejt Kosovës, ndërsa si destinacion përfundimtar kishin vendet e BE-së.

Mësohet se 33-vjeçari iu kishte kërkuar atyre para për t’i kaluar nga kufiri.

“Goditet 1 tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga 1 shtetas. Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me DVKM Kukës, në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. L., 33 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 2 emigrantë të paligjshëm, për t’i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy