Një zjarr ka rënë në katin e tretë të një godine në Fier, pasditen e së enjtes. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, mësohet se ambientet e përfshira nga flakët kanë qenë më parë zyrat e Partisë Demokratike, ndërsa aktualisht janë të pashfrytëzuara.
Ndërsa në katin e parë të godinës ndodhet çerdhja numër një e qytetit.
Zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 18:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, në katin e tretë të një ndërtese e cila ishte e papërdorshme, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.



