
Një person është vënë në prangat e policisë, nën dyshimin se shpërndante kokainë në qytetin e Burrelit.
Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë organizuar punën dhe si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Mat.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.



