Gjendet një automjet i rënë në liqenin e Shkopetit, rezulton i vjedhur në Krujë

Gjendet një automjet i rënë në liqenin e Shkopetit, rezulton i vjedhur në Krujë

Një automjet është pikasur në Shkopet pak metra larg liqenit, në zonën e quajtur si sektori C. Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët kanë parë automjetin aty dhe kanë njoftuar menjëherë policinë e Matit.

Mësohet se askush nuk është afruar tek makina para se të vinte policia dhe prokurori i Matit, pasi dyshohej mos në të kishte njerëz.

Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, grupi hetimor zbuloi se në automjet nuk kishte asnjë person dhe se ishte pa targa.

Nga verifikimet paraprake sipas lejes së qarkullimit të automjetit që ndodhej në të, ka rezultuar se ai është denoncuar si i vjedhur në Krujë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse mjeti në fjalë është përdorur për ngjarje kriminale pasi dyshohet se ai është hedhur aty qëllimisht.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy