Gazetari Artan Hoxha thotë se bastet sportive lihen qëllimisht në ilegalitet, pavarësisht miratimit të ligjit për ligjërimin e tyre.
Ai deklaroi për “MCN Live” se bota e krimit nuk e operon e vetme këtë industri, por e ndan me administratën.
Hoxha u shpreh se vetëm Tirana nuk e ka ngushtë ndarjen, ndërsa në zonat e tjera është një kompani biznesi që krijon infrastrukturën, jep pajisjet, televizorët, një logo të një kompanie kafeje dhe bastet sportive fshihen pas saj.
Hoxha shton se ke një kompani legale, e cila ofron infrastrukturën dhe mbrapa kësaj është një grup kriminal, i cili shërben si grup përmbarimor për të mbledhur borxhet.
Sipas tij, organizatat më të mëdha kriminale janë të përfshira në lojërat e fatit, pasi kanë mundësi të garantojnë paprekshmëri dhe të garantojnë marrëveshje me shtetin.
Lendi Palaj nuk është as garipi X, as Y. Lojërat e fatit nuk bëhen nga axhami rrugëve. Palaj është një operator, heqim Hasanin, vendosim Hysenin. Industria e lojërave të fatit që është një industri fitimprurëse, me dashje i është lënë krimit të organizuar. Bëjnë 360 milionë euro që Kryeministri i këtij vendi ia dha truri një ditë të bukur dhe tha do i mbyllë.
Bota e krimit nuk e operon e vetme këtë industri, por e ndan me administratën. Nëse do e mbyllim historinë me këtë Palaj do e bënim qesharake. Është si t’i themi kryeplakut të Pultit se pse ka mbjellë njëri 30 rrënjë kanabis. Ky është thjesht një precedent që dhe strukturat që janë aty kanë punuar në atë formë. Mbrëmë ka pasur ndeshje Champions League, dje janë luajtur baste.
Ne kemi sot një ligj të miratuar për legalizimin e lojërave të fatit dhe ne merremi me Palaj. Fushata u sponsorizua nga paratë e basteve të paligjshme. Gjatë kohës së Covidit, xhiroja e lojërave të fatit është rritur me 2.5 herë, se aty ka para kesh dhe t’i mund të korruptosh këdo me atë industri.
Mbas eliminimit të Ervis Martinaj që kishte 2700 pika, u bë një rishpërndarje me qarqe dhe qytete kryesore. Vetëm Tirana nuk e ka kaq të ngushtë ndarjen, në zonat e tjera është një kompani biznesi që krijon infrastrukturën, të jep pajisjet, televizorët, një logo të një kompanie kafeje dhe ke ato mbrapa. Kamuflohet me kafenë dhe ajo kafeja është për të mbuluar.
Nuk mund t’i përmendësh ti sot se ato janë ilegale, si mund ta provosh. Nuk funksionon pa një marrëveshje me qeverinë, opozita merr ndonjë thërrime që qep gojën. Opozita duhet të flasë se me këto thërrime do i kthehen kundër, do hanë dajak.
Ke një kompani legale, e cila ofron infrastrukturën dhe mbrapa kësaj është një grup kriminal, që shërben si grup përmbarimor për të mbledhur borxhet. Prandaj është një kompani legale. Janë operatorë shumë të mëdhenj. Troplinët me çfarë merreshin?
Në Durrës i ka kjo komani dhe ky grup që është mbrapa. Dhe kjo kompania mbështetën fushatën e mazhorancës, emëruan drejtuesit e policisë. Se sot ligji ka kaluar në parlament dhe qeveria nuk nxjerr akte nënligjore dhe shteti humb çdo ditë para. Po ka një gjë që ka nevojë kontroll territori janë lojërat e fatit. Sot në fushë ka dy kafshë, njëra kafshë është shteti dhe tjetra lojërat e fatit.
E njëjta gjë ndodh në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë. Ndërsa në Tiranë janë disa grupe dhe kompani që operojnë. Se venë kapin një banakier me celular. Por ky celulari ku i vendos bastet? Nuk funksionon pa shtetin!
Kjo është një industri tipike që në çdo shtet të botës nuk funksionon pa marrëveshje me shtetin. Specialisti i zonës nuk e merr vesh ku mblidhen për të vënë baste, ku te lokali ka 12 ekrane, po të futesh më mbas ke makineta.
Përmenda një emër kafeje dhe direkt pas saj u hoq simboli i kafesë që mos të lidhej emri me aktivitetin që ushtrohej realisht. “CR7” po bëhej gati që kur të legalizohej të hynte dhe të merrte pjesën e vetë.
Dy muaj funksionoi dhe iku, doli. Iku që para zgjedhjeve dolën “333”, ikën. Vetëm taksat në 2018 janë 60 milionë euro, imagjino çfarë fuqie ka. Organizatat më të mëdha kriminale janë të përfshira në lojërat e fatit. Se këta kanë mundësi të garantojnë paprekshmëri dhe të garantojnë marrëveshje me shtetin.
Që të kesh sukses në trafikun e kokainës dhe kudo duhet të kesh marrëveshje me shtetin. Ku është para e madhe, nuk është çështje individësh, është çështje që ka të bëjë me shtetin.
Te ky vend funksionon bota e dheshme me botën e nëndheshme që bëjnë marrëveshje. Në borderotë e kompanive të lojërave të fatit fillon që nga polici deri lartë.
Kjo është pagesë mujore. Kalo aktet nënligjore dhe vazhdo. Sot arritën te pika që lojtarët duhet të deklarojnë identitetin.



