
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetje Operacionale të DVP Durrës, si dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), kanë realizuar një tjetër aksion në kuadër të operacionit të koduar "Turni", të zhvilluar 10 ditë më parë.
Gjatë këtij operacioni, ata kanë kapur një nga dy shtetasit e shpallur në kërkim.
Shtetasi Drilon Mallut 34 vjeç, banues në Durrës, dyshohet për kryerjen e veprave penale: "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore", "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.
Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit A. M. (i arrestuar gjatë operacionit), J. K. (i shpallur në kërkim) dhe me pjesëtarë të ekuipazhit të anijes, për të vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte nga një anije e ankoruar në Porto Romano, pas sekuestrimit të saj nga Prokuroria e Durrësit si provë materiale.
Puna vijon për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Materialet procedurale shtesë do të referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për hetime të mëtejshme.



